Simfoni në Vlorë, mbrëmje koncertale me artistët vlonjatë të muzikës klasike
Një mbrëmje koncertale në këtë fundgushti mblodhi në Vlorë artistë vlonjatë, emra të njohur jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Tenorët e famshëm Josif Gjipali, Kastriot Tushe, soprano Renisa Laçka, violonçelisti Vlorent Xhafa, pianistja Ardita Bufaj, klarinetisti Sokol Toto, për më shumë se një orë kanë emocionuar publikun e shumtë vlonjat.
Për artistët emocionet janë të mëdha pasi të performosh në qytetin ku je lindur e rritur është edhe përgjegjësi.
“Është shumë emocionuese, është veçanti sepse kthehesh atje ku je rritur, në ato marrëdhëniet e rinisë apo fëmijërisë, dhe është një përgjegjësi pasi duhet t’u tregosh bashkëqytetarëve të tu që ti e meriton apo jo emrin që ke. Unë në Vlorë kthehem me shumë kënaqësi, por varet dhe si do të jenë propozimet”, thotë Josif Gjipali.
“Nuk është rastësi, sepse unë gjyshen nënën e babait e kam nga Panajaja e Vlorës, kështu që ai gjaku ndikon pak edhe tek unë. Një mbrëmje e mrekullueshme, një publik i mrekullueshëm. U ndjeva jashtë mase mirë. Një publik i mrekullueshëm siç dinë vlonjatët t’i presin artistët”, shprehet tenori Kastriot Tusha.
I emocionuar për organizimin e kësaj mbrëmjeje koncertale ishte edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
“Edhe pse i sapodalë nga COVID, në një mbrëmje si kjo nuk mund të mungoja. Kastriot Tusha është një nga ata njerëzit e mëdhenj që ka skalitur fort emrin e vet në muzikën shqiptare, por ky miks personazhesh shumë të rëndësishëm solli këtë koncert.
Për të bashkuar emocionin në një natë vlonjate, ku unë ndihem shumë krenar që shkëlqen me të gjithë sharmin e vet të jashtëzakonshëm Josif Gjipali, që është një nga veprat e gjalla që ky qytet ka krijuar për të transmetuar kulturë, art, zë dhe muzikë, jo vetëm në këtë skenë modeste të Vlorës, por në skenat më të rëndësishme botërore duke na bërë të ndihemi krenar edhe ne si vlonjat”, u shpreh kryebashkiaku.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë