Të qeshësh me “Koko Fest”, starton festivali i komedisë në Korçë, në garë 7 trupa aktrimi
“Vdis për të qeshur” e autorit Paul Eliotit dhe me regji te Ilir Bokshit ishte komedia që çeli edicionin e 8- të të Koko Fest në Korçë. Në skenë së bashku u ngjitën aktorët e njohur Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Silvio Goskova dhe Paola Kodra. Me një interpretim mbresëlënës komedia shkaktoi të qeshura pafund të publikun korçar. Mesazhe jete, në një situatë pandemie, ishte motivi që regjisori i kësaj komedia Ilir Bokshi kishte zgjedhur për t’i përçuar publikut.
“Besoj se duhet ta tejkalojmë këtë pjesën e parë të fjalës vdis, vetë të qeshim dhe të vazhdojmë jetën”, tha regjisori.
Zamira Kita është plot emocione në fund të shfaqjes. Sipas saj, arti të jetë më afër njerëzve, publikut në një situatë të tillë.
“Ishte shumë emocionuese, aktorët ishin shumë të emocionuar, por emocionet më të mëdha i morëm nga publiku. Shumë kërkesa ka, por kushtet janë të tilla dhe jo të gjithë do të kenë mundësi t’i shohin të gjitha shfaqjet”, u shpreh Zamira Kita.
Silvio Goskova ishte i vetmi mashkull në skenë mes 4 femrave dhe është mjaft i lumtur nga duartrokitjet që mori.
Nata e parë ka mbushur plot sallën e teatrit. E megjithëse shfaqja fliste për pandeminë dhe organizatorët ishin munduar që të merrnin masa kufizuese, dukej mision i pamundur përballë dëshirës së madhe të publikut për të shijuar festivalin.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec