Figurat e reja në drejtimin e PD, profili i katër bashkëpunëtorëve të Bashës në parti dhe parlament

30 Gusht 2021 | 12:08

Shtatori sjell rikthimin e Partisë Demokratike në Parlament pas më shumë se 2 vitesh, por gjithashtu do të sjellë edhe disa ndryshime në lidershipin e partisë, të bashkëpunëtorëve më të afërt të Bashës.

Emrat priten të konfirmohen në mbledhjen e datës 30 gusht të Këshillit Kombëtar, si pjesë e ngushtë e ekipit të Bashës në drejtimin e PD për katër vitet e ardhshme.

ALFRED RUSHAJ

Kandidat për kryetar të grupit parlamentar

Ai ishte shefi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shikohet si një nga njerëzit më të afërt të kryedemokratit.

Rushaj ishte drejtues politik në njësinë nr.8 në Tiranë, e vetmja njësi ku PD arriti të merrte më shumë vota se PS në kryeqytet, por drejtoi edhe fushatën në njësinë 4, ku PD humbi. I renditur i treti në listën e Tiranës, Rushaj arriti të grumbullon 2339 vota preferenciale.

Nga viti 2013 kur PD iku nga pushteti e deri në vitin 2020, Rushaj kishte qëndruar larg angazhimeve publike në politike, duke iu përkushtuar karrierës dhe bizneseve personale.

Më herët, gjatë 8-vjeçarit të Partisë Demokratike në pushtet 2005-2013, Alfred Rushaj ka qenë në pozicione kyçe si këshilltar i Genc Rulit, zv/ministër i Financave, kryenegociator i qeverisë, për tenderin e pjesës shqiptare në gazsjellësin TAP, kryetar i bordit të OSSH e një seri postesh të tjera jo shumë publike, por me peshë të madhe në administratë.

JORIDA TABAKU

Kandidate për nënkryetare të partisë

Gjatë 8 viteve të Partisë Demokratike në opozitë, Jorida Tabaku ka qenë një nga zërat më të fortë dhe aktiv në denoncimet në fushën e ekonomisë. Në zgjedhjet e 25 prillit ajo drejtoi fushatën në 3 njësi të Tiranës, 2, 3 dhe 10 dhe që të tria Partia Demokratike i humbi. Në aktivitetin e saj parlamentar, Tabaku ka qenë zëdhënëse e grupit demokrat dhe anëtare në komisionin e ekonomisë dhe atë të politikës së jashtme.

Jorida Tabaku kryesoi listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike, dhe në korrik 2011 ajo u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Më herët ajo kishte qenë zëvendësministre e Integrimit dhe ka punuar si eksperte për disa organizata ndërkombëtare.

Jorida Tabaku ka përfunduar studimet për ekonomi në Tiranë dhe studimet pasuniversitare në Angli dhe që nga viti 2002 ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

GRIDA DUMA

Kandidate për nënkryetare e partisë

Grida Duma ishte drejtuese politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë. Në të dyja këto bashki, Partia Demokratike doli humbëse, Grida Duma mori 8693 vota preferenciale, duke qenë një nga më të votuarat.

Mandatin e parë si deputete të marrë në 2017-n, Duma nuk e çoi deri në fund për shkak të vendimit të PD për t’i djegur në bllok mandatet në shkurtin e 2019-s.

Në vitin 2014 Grida Duma mori në pozicionin e Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, duke u shndërruar në një zërat më publik të selisë blu në ato vite.

Më herët gjatë viteve që PD kishte qenë në pushtet, Grida Duma ishte zëvendësministre Integrimit deri në vitin 2013, kur PD doli në opozitë.

Para se të angazhohej publikisht me Partinë Demokratike, Grida Duma ka punuar si eksperte në disa organizata të shoqërisë civile dhe si lektore në Universitetin e Tiranës.

Grida Duma është diplomuar në sociologji në Universitetin e Tiranës, ndërsa më vonë ka kryer studimet në nivelin master në Universitetin e Nebraskës në Linkoln, SHBA.

ENKELEJD ALIBEAJ

Kandidat për nënkryetar të Kuvendit

Enkelejd Alibeaj është figura më e vjetër në PD, nga këta emra që do të marrin poste të rëndësishme në lidershipin e PD në shtator.

Ai ishte drejtues politik në qarkun e Fierit, ku PD humbi, por rikuperoi nga zgjedhjet e kaluara, duke marrë 6 mandate deputetësh. Alibeaj arriti të marrë 5225 vota preferenciale, duke qenë i treti më i votuari për PD në këtë qark.

Pasi nuk u fut në listën e deputetëve të PD në 2013, Alibeaj u rikthye në Parlament në 2017-n, por qëndroi aty deri në shkurtin e 2019-s, për shkak të djegies së mandateve.

Më herët ai kandidoi me siglën e Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit, por u mposht nga Armando Subashi.

Nga viti 2009 deri në vitin 2013 Enkelejd Alibeaj u zgjodh deputet për herë të parë në qarkun e Fierit.

Ndërsa më herët kishte qenë ministër i Drejtësisë nga viti 2007 deri në vitin 2009. Hyrja në kabinetin ‘Berisha 1’ ishte pas drejtimit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionin pranë Këshillit të Ministrave.

Para se të përfshihej në politikë, Alibeaj ka punuar si avokat dhe gjyqtar në sistemin e drejtësisë.

Enkelejd Alibeaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, dhe ka punuar si pedagog në disa Universitete të ndryshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Ekipi i ri i Lulzim Bashës, emrat që do votohen nesër në Këshillin Kombëtar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026