Kryesia e re e PD, figurat e reja nga Gjekmarkaj te Zekthi, Agron Shehaj mbetet jashtë

31 Gusht 2021 | 12:22

Zbulohen anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Demokratike. Janë disa emra të rinj që futen për herë të parë në Kryesinë e PD, duke filluar nga Agron Gjekmarkaj, te Fitim Zekthi, Kreshnik Çollaku, Tomor Alizoti dhe Lindita Metaliaj.

15 anëtarëve të zgjedhur me votën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në kryesi i shtohen edhe krerët e sekretariateve, nënkryetarët dhe drejtuesit e organizatave partnere të PD.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi nga selia e PD se 15 anëtarëve të zgjedhur me votën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar u bashkëngjiten krerët e sekretariateve dhe nënkryetarëve, çka e çon përbërjen e kryesisë në 38 anëtarë, më shumë se sa pasur më parë.

Raportohet se nga numërimi i votave, që u mbyll rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm, rezultoi se disa nga figurat e njohura në PD mbetën jashtë kryesisë për shumë pak vota.

I tillë është rasti i Agron Shehaj, i cili nuk ka mundur të bëhet anëtar i kryesisë së PD për 7 vota, apo Xhelal Mziu, që mbeti jashtë për vetëm 3 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026