Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu: Shërohen dy mjekë të tjerë

29 Mars 2020 | 08:48

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 8 mjekë dhe infermierë të shëruar në Tiranë dhe Durrës. 

“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik”, shkruhet në postim. 

Me shtatë të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Të shëruarit do të vijojnë të jenë të vetkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

Rastet

Zv. Ministrja e Shëndetësis dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli ka njoftuar se numri i konfirmuar i të prekurve me coronavirus në vendin tonë ka shkuar në 212. Përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, deri tani në total janë testuar 1436 raste, prej të cilëve 212 kanë rezultuar pozitivë.

“Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara. Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste. Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë”, tha Rakacolli. 

Zv. Ministrja gjithashtu ka deklaruar se deri më tani kanë humbur jetën 10 qytetarë ndërsa në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, ka shtuar ajo. 

Sipas Ministrisë së Shëndetëisisë, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë          121 raste

– Durrës          12 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan        5 raste

– Fier               22 raste

– Kavajë           4 raste

– Rrogozhinë    2 raste

– Korçë            12 raste

– Vlorë             5 raste

– Shkodër        5 raste

– Lezhë           5 raste

– Berat            1 rast

– Has              2 raste

– Krujë            5 raste

-Tropojë         3 raste

– Pukë           3 raste

– Mirditë          1 rast

Në përfundim të përditësimit të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përsëritur edhe një herë për qytetarët se nuk duhet të shkojnë menjëherë në spital. 

“Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID-19 por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme. Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë”, theksohet në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026