Kancelarja Angela Merkel vjen në Tiranë më 14 shtator
Kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë më 14 shtator.
Merkel ka zgjedhur Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të “Procesit të Berlinit”.
Lajmi i publikuar fillimisht nga AP u konfirmua me burime zyrtare nga Kryeministria për Euronews Albania.
Në këtë vizitë, Merkel do të takojë liderët e shteteve ballkanike. Euronews Albania ka mësuar se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të jetë i pranishëm në Tiranë.
Nga zyra e shtypit të kryeministrit të Kosovës ende nuk ka një konfirmim për praninë e Albin Kurtit në Tiranë.
Pas takimeve në Tiranë, Kancelarja Gjermane do të mbajë edhe një konferencë për media ku dhe pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme me fokus bashkëpunimin ekonomik rajonal.
Vizita e Merkel vjen vetëm pak javë para përfundumit të mandatit si kancelare e Gjermanisë.
Kjo është vizita e dytë e kancelares gjermane Angela Merkel, pas asaj të korrikut 2015.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta