SPAK izolon të ‘fortin’ e Niklës, Flamur Haka nuk duhet të lëvizë nga fshati Zezë për 1 vit

1 Shtator 2021 | 14:55

I cilësuar i rrezikshëm dhe skeduar nga operacioni forca e ligjit, Flamur Haka nuk duhet të lëvizë për 1 vit nga hapësira e fshatit Zezë në Nikël, aty ku edhe banon.

Euronews Albania mëson ekskluzivisht se kërkesa për këtë masë parandaluese me natyrë personale është bërë nga SPAK dhe miratuar nga Gykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me vendim gjykate, Flamur Haka nuk duhet të lëvizë përtej perimetrit të fshatit Zezë, në njësinë administrative Nikël, për një periudhë 1-vjeçare.

Izolimi i të fortit të Niklës në fshatin ku banon është vendosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK më 29 janar të këtij viti. Sipas vendimit të siguruar nga Euronews Albania, Spak është vënë në lëvizje pas kërkesës së drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu për këtë masë parandaluese personale të pazakontë, me arsyetimin e garantimit të sigurisë publike.

Flamur Haka është liruar nga burgu në vitin 2015 pasi ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe grabitje me dhunë mbetur në tentativë si dhe u skedua nga operacioni forca e ligjit për të justifikuar pasurinë. Sipas vendimit ai mund të lëvizë nga perimetri i fshatit Zezë vetëm për nevoja urgjente kur duhet të paraqitet në spital për probleme shëndetësore pasi të njoftojë Autoritetin Zyrtar Mbikëqyrës që janë strukturat policore të Komisariatit të Policisë Krujë.

Gjatë viteve të fundit Haka është shoqëruar disa herë nga forcat speciale që kanë zhvilluar kontrolle në Nikël por ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.

Përmes avokatëve Flamur Haka ka ankimuar vendimin e kufizimit të lëvizjes , por ai është lënë në fuqi nga gjykata e posaçme e apelit në muajin prill për shkaqe proceduriale ndërsa edhe gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin në qershor.

Ne baze te vendimit të gjykatës, Flamur Haka mund të lëvizë lirshëm përtej fshatit ku jeton vetëm pas datës 29 janar 2022.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026