Lefter Koka heq dorë nga mandati i deputetit
Lefter Koka ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e fitoi më 25 prill në qarkun e Durrësit nën siglën e PS-së.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koka shprehet se kërkesën e tij për lënien mandatit e ka dorëzuar në KQZ, si dhe me vendimin është njohur edhe Kuvendi.
“Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me radhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre”, shkruan ai, por nuk jep arsyet e këtij vendimi.
Mandati i Lefter Kokës pritet t’i kalojë Ana Dhamos, por kjo lëvizje mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Deri më tani kanë lënë mandatin e deputetit, Mark Marku nga Partia Demokratike, Najada Çomo nga PS-ja dhe Tom Doshi, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Partisë Social-Demokrate.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta