Presidenti i Sllovenisë kundërshton idenë për ndryshim kufijsh në Ballkan
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në fjalën hapëse të “Forumit Strategjik të Bled” tha se idetë për ndryshimin e kufijve në Ballkani Perëndimor janë të rrezikshme.
Ai inkurajon Bashkimin Evropian të përshpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkan, pasi kjo qasja do të forconte integritetin territorial.
“Besoj se ndryshimi i kufijve nuk mund të bëhet në mënyrë paqësore. Vetëm një zgjerim i shpejtë i BE-së te shtetet e Ballkanit Perëndimor, mund të forcojë parimin e integritetit territorial, dhe sigurinë në rajon e më gjerë”, ka thënë Pahor.
Ai theksoi se zgjerimi është interes i dyanshëm si për BE ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.
Sipas presidentit slloven, çdo vonesë në këtë aspekt do të prodhonte pasoja të padëshirueshme, ndër të cilat renditi: zbehjen e besimit të dyanshëm, ngadalësim të reformave, ngritje të nacionalizimit dhe hapja e rrugëve për ndikimin e të ashtuquajturave shtete të treta”.
Gjithashtu z. Pahor u shpreh pro iniciativës së “Open Balkan”, pavarësisht se theksoi se mbi këtë çështje ka ide dhe këndvështrime të ndryshme.
Në këtë forum po marrin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.