Nis Asambleja e PS-së, Rama shpreh ambicien për një mandat të katërt
Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet që kryeministri Edi Rama të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë shprehu ambicien edhe për një mandat të katërt qeverisës.
“Herën e katërt do ta kemi më të vështirë sesa këtë të tretën, por nuk e luan topi që detyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe patjetër ndaj vetë Shqipërisë, të kemi nderin e jashtëzakonshëm që të udhëheqim për të tretin mandat radhazi, është që bëjmë të pamundurën për t’u rikonfirmuar përsëri pas 4 viteve”, u shpreh kreu i qeverisë.
“Na duhet një force e re, një pasion i ri politik, një kapërcim i vetvetes për t’a ngjitur më lart Shqipërinë”, u shpreh më tej Rama para socialistëve.
Sipas kreut të qeverisë, partia nuk duhet të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk duhet të mbetet peng i të privilegjuarve.
“Pavarësisht dallimeve me rivalët tanë, pasqyra e partive në pushtet prej 30 vjetësh në sytë e komunitet ngjan si një copë nga filmi ‘Koncert në vitin 36’; një tufë drejtorësh dhe shefash që rendin të rrethojnë deputetin sapo shfaqet në territor e më tej kryetarin e partisë”, tha Rama.
Më herët, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu raportoi nga Pallati i Kongreseve se nuk dihet ende nëse do të ketë ndarje të re të ministrive, por nga ana tjetër pritet rikonfirmim i disa ministrave. Ndërkohë nuk do të mungojnë edhe emrat e rinj në këtë kabinet.
Në Asamblenë e sotme të PS-së do të zgjidhen edhe anëtarët rinj të kryesisë së partisë, sekretariatet dhe drejtuesit politikë.
Ndërkohë, gazetari Ardit Hoxha sqaroi procedurën që do të ndiqet në seancën e parë në Kuvend që pritet të zhvillohet në 10 shtator.
Në këtë seancë pas betimit të deputetëve, do të vijohet me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe më pas me përzgjedhjen Byrosë së Kuvendit.
Subjektet politike mund të dorëzojnë edhe kërkesat për përbërjen e grupeve të reja parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)