Vazhdojnë shifrat e larta në Itali, 756 të vdekur e 3815 të infektuar

29 Mars 2020 | 16:39

Mbrojtja civile italiane doli në konferencën e përditshme për shtyp dhe njoftoi se numri i të vdekurve për 24 orët e fundit ka qenë prapë i lartë, 756, duke e çuar totalin në 10.779.

Numri i të infektuarve tani ka shkuar 73.880 në total,  pa numëruar ata që janë shëruar, dhe në 24 orët e fundit janë shtuar 3815 të tjerë.

Ndërsa numri i të shëruarve është shtuar me 646, duke e çuar totalin në 13.030. Numri i personave që janë infektuar gjithsej është rreth 96 mijë.

Në këtë deklaratë, përfaqësuesit përmendën edhe mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Itali për t’i ndihmuar, dhe shprehën falënderimet.

Edhe pse shifrat janë të larta, ditët e fundit vihet re një rënie prej 10-15% jo vetëm e numrit të viktimave, por edhe të pacientëve që shtrohen në terapi intensive.  

“Megjithatë, vazhdojmë të jemi në epidemi të plotë. Do të ishte gabim ta ulnim nivelin e mbrojtjes tani”, tha ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza.

Të infektuarit me coronavirus në të gjithë botën kanë arritur shifrën 679.000, ndërsa të vdekurit tani janë më shumë se 30 mijë.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në botë, ku dje janë shënuar një numër rekord vdekjesh nga COVID-19, plot 838 viktima për 24 orët e fundit.

Numri është pak më i lartë se një ditë më parë, që ishte 832, duke e çuar kështu totalin e të vdekurve në 6528.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026