Nga aktivizmi në politikë, Elisa Spiropali ministrja që do mbajë Marrëdhëniet me Parlamentin

2 Shtator 2021 | 11:35

Elisa Spiropali e nisi veprimtarinë politike duke u angazhuar në lëvizjen “Mjaft” në kohën kur drejtohej nga Erion Veliaj.

Asokohe mbante postin e drejtores së politikave në këtë lëvizje, por që më pas e la për t’iu bashkuar Partisë Socialiste në vitin 2009, ku u zgjodh kryetare e të rinjve socialiste.

Pas një eksperience disavjeçare në krye të FRESSH, Spiropali u emërua drejtoreshë e Doganave në tetor të vitit 2013, detyrë të cilën e mbajti deri në mars të 2015-ës.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, Spiropali u zgjodh deputete në qarkun e Korçës.

Ndërsa 1 vit më vonë, në dhjetor të vitit 2018, Elisa Spiropali u bë për herë të parë pjesë e qeverisë, duke iu besuar posti i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Këtë detyrë kryeministri Rama ia delegoi sërish edhe në mandatin e tretë të Partisë Socialiste.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026