Damian Gjiknuri Sekretari i ri i Përgjithshëm i PS, Rama zbulon emrat e sekretariatit të partisë

2 Shtator 2021 | 11:13

Të enjten, kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e sekretaratit të ri të PS gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, duke zëvendësuar në këtë post Taulant Ballën, i cili tashmë do të mbajë vetëm pozicionin e kryetarit të grupit. Ndërkohë, Blendi Klosi do të mbajë postin e Sekretarit Organizativ në këtë parti.

Më herë gjatë fjalës së tij në asamble, kryeministri shprehu ambicien për një mandat të katërt. Sipas kreut të qeverisë, kundërshtari më i rrezikshëm i PS nuk është opozita, por vetë PS e cila sipas tij  do të nisë një rilindje të dytë për të fituar të ardhmen e saj.

Sekretariati i ri i PS-së:

  • Sekretari i ri i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri
  • Sekretar Organizativ i PS, Blendi Klosi
  • Sekretar Digjital i PS, Etjen Xhafaj
  • Sekretar i Burimeve Njerëzore, Anila Denaj
  • Sekretare e Gruas në PS, Etilda Gjonaj.
  • Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, Romina Kuko
  • Sekretare e Rinisë, Bojkena Basha

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026