Lindita Nikolla në vend të Gramoz Ruçit, kryetare e re Kuvendit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama lajmëroi të enjten se Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.
Siç edhe paralajmëroi më parë kryeministri, ky pozicion u mor nga një grua. Nikolla më parë ka qenë ish-ministre e arsimit.
Kryetari i fundit i Kuvendit të Shqipërisë ishte Gramoz Ruçi.
“Në krye të Kuvendit të Shqipërisë si një grua me një kontribut dhe përvojë të gjatë në familjen tonë politike, si një shembull i padyshimtë i përkushtimit dhe i ndershmërisë në krye të çdo detyre, si një shoqe e mirë e të gjithëve dhe si një politikane karriere që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët, do të jetë dhe anëtare eksoficio e kryesisë së Partisë Socialiste,” – u shpreh Rama.
Ruçi, 69 vjeç, gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të mbajtur më 12 qershor, bëri me dije vendimin për t’u tërhequr nga politika.
Ai është një ndër funksionarët më jetëgjatë në radhët e të majtëve dhe u tërhoq pas 30 viteve kontribut në parti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta