5 ministrat e rinj në kabinetin qeveritar ‘Rama 3’
Pesë emra të rinj u lakuan në kabinetin qeveritar Rama 3. Bëhet fjalë për:
- Ulsi Manja – ministër i Drejtësisë
- Delina Ibrahimi – ministre e Ekonomisë
- Frida Krifca – ministre e Bujqësisë
- Bora Muzhaqi – ministre e Shtetit për Rininë
- Edona Bilali – ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Ulsi Manja më herët ka qenë kryetar i Komisionit të Ligjeve. Ai ka lindur në qytetin e Dibrës në datë 5 Tetor 1973. Manja ka një karrierë të pasur në fushën e drejtësisë. Nga viti 1996-2013 ka punuar ai avokat, prokuror, gjyqtar dhe drejtues prokurorie.
Në qershor të vitit 2009 u përfshi në politikë duke u bërë pjesë e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës dhe nga korriku i vitit 2010 është drejtues i degës lokale të PS-së në Dibër.
Gjatë asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi emrin e tij si drejtues qarku në Dibër. Ai zëvendëson Etilda Gjonajn.
Delina Ibrahimi më herët ka qenë drejtore e Tatimeve. Ajo është e diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos. Ibrahimi ka punuar në Bankën e Shqipërisë mes viteve 2010-2015 dhe gjatë periudhës gjatë periudhës 2015-2016 ka punuar si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar të informacionit dhe statistikave operacionale qeveritare në Kryeministri.
Ajo zëvendëson Anila Denajn.
Frida Krifca më herët ka qenë kryetare e AZHBR-së (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural). Ajo ka një përvojë 22-vjeçare në administrim e menaxhim, me fokus të veçantë ndaj zhvillimit të sektorit financiar, përdorimit të shërbimeve financiare si dhe zhvillimit të biznesit. Krifca është diplomuar nga Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Biznes dhe mban titullin Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA) nga Fakulteti i Administrim Biznesit pranë Universitetit Akron në Ohajo, SHBA.
Ajo zëvendëson Milva Ikonomin.
Bora Muzhaqi u diplomua në degën e Ekonomisë në London School of Economics and Political Science, në Londër, e më pas vijoi studimet në nivelin Master, gjithashtu në Londër. Nga dhjetori 2013 deri më Janar 2017 punoi si konsulente dhe konsulente e lartë pranë degës shqiptare të kompanisë ndërkombëtare PwC.
Muzhaqi mban titullin ACCA, pasi kaloi me sukses shkallët e kualifikimit për të fituar të drejtën e Auditueses Ligjore në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht ajo është Audituese Ligjore e çertifikuar edhe në Republikën e Shqipërisë. Ajo ka marrë një post në një ministri të re.
Edona Bilali vjen rishtaz në politikë. Ajo kryesoi listën e PS-së për qarkun e Shkodrës dhe është zgjedhur për herë të parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Në pozicionin e ri ajo zëvendëson Eduard Shalsin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta