Italia gjunjëzohet nga COVID-19, flet për Euronews Albania infermieri shqiptar që shkoi për të ndihmuar fqinjët tanë

30 Mars 2020 | 07:02

Shqipëria edhe pse e prekur nga pandemia globale COVID-19, ka zgjedhur për të ofruar ndihmën e saj për shtetin fqinj të Italisë. Të shtunën pasdite, një grup prej 30 mjekësh dhe infermierësh kanë udhëtuar drejt vendit fqinj për të ofruar kontributin e tyre në lidhje me situatën e krijuar nga virusi vdekjeprurës.

Euronews Albania ka biseduar me njërin nga inferimerët tanë, i cili së bashku me kolegët e tjerë shqiptarë dhe Italianë do shërbejë në pavionet e një prej spitaleve në Itali.  Ai foli për situatën që mbretëron në Itali, vendi ky shumë i goditur nga pandemia globale COVID-19. I pyetur nëse ka informacion për shqiptarë të sëmurë në Brescia, infermieri Gjana tha se nuk ka informacione të tilla.

“Në spitalin ku kemi shkuar në Brescia situata ishte më e kontrolluar. Pacientët po marrin ndihmë më të shpejtë. Nuk kam informacion nese ka shqiptarë të sëmurë, por ishte një zonë që ishte e banuar  me shumë shqiptarë”, tha Gjana.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brescia me Euronews Albania, infermieri Korab Gjana, tregoi detaje për mënyrën e pritjes dhe për kontributin që do japin në Itali.

“Na kanë pritur të gjithë profesorët e Spitalit të Brescias, edhe të gjithë drejtorët, kryetari i komunës dhe na kanë shpjeguar për çdo gjë. Na dhanë informacionin e duhur dhe bëmë një konferencë të përbashkët se si të përdorim veshjet dhe si të qëndrojnë në krah të kolegëve italianë”, u shpreh infermeri shqiptar.

Ai u shpres se sot  mjekët dhe infermierët shqiptarë do të shpërndahen nëpër pavione dhe to të asistojnë kolegët e tyre italianë për t’iu shërbyer pacientëve të infektuar nga COVID-19.

“Thuajse protokollet janë të njëjta. Në trajtimin e pacientëve dhe të menaxhimit të situatës. Patjetër që kemi frikë, sepse eshte një situatë e vështirë dhe duke qenë se nuk e njohim armikun fizikisht normale që do kemi frikë, por do të tregohemi të kujdesshëm dhe kjo është e rëndësishme. Ne jemi një grup prej 30 vetash. Do ndahemi në grupe më  të vegjël nga katër deri në pesë veta, dhe do vendosemi nëpër pavionet përkatëse. Do ta vendosim sot”, shtoi Gjana.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026