U rrëzua nga anija, humb jetën turistja 25-vjeçare

3 Shtator 2021 | 18:02

Një turiste e huaj që po kalonte pushimet në Vlorë ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në rrethana tragjike.

Ngjarja ka ndodhur në Portin e Vlorës në momentin që 25-vjeçarja po zbriste nga një anije turistike që ishte e ankoruar.

Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj raporton se turistja është përplasur fatalisht në momentin që po zbriste nga anija.

Turistja u dërgua në spital ku është deklaruar më pas e vdekur.

Policia ka arrestuar A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Sipas policisë, 47-vjeçari si punonjës i anijes turistike nuk duhej të lejonte që persona të tjerë të hipnin në anije gjatë kohës që ishte e ankoruar.

Ende nuk dihen rrethana të hollësishme mbi këtë ngjarje ndërsa Prokuroria e Vlorës po kryen veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026