812 të vdekur në 24 orë, Spanja bëhet vendi i tretë që ia kalon Kinës për të infektuar, ndërkohë që Vuhani rihap bizneset
Numri i të infektuarve në Spanjë, në 24 orët e fundit, është shtuar me 6398 persona, sipas ministrisë së shëndetësisë në vend. Të vdekurit janë shtuar me 812.
Spanja tani i bashkohet SHBA-ve dhe Italisë, duke u bërë tre vendet që kanë më shumë të infektuar se Kina, e cila vazhdon të numërojë 82.156 raste.
Numri i të infektuarve në SHBA ka shkuar 143.000, me mbi 2500 të vdekur. Në Itali janë 97 mijë, me mbi 10 mijë të vdekur, në Spanjë janë tani gati 87 mijë, me 7340 të vdekur.
Ndërkohë, në qytetin ku nisi përhapja e coronavirusit që pushtoi gjithë botën, më në fund kanë nisur të hapen supermarketet dhe dyqanet ushqimore.
“Jam aq e gëzuar sa më vjen të qaj”, tha një grua që u mor në pyetje nga gazetarët teksa dilte nga supermarketi.
Vuhani kishte disa ditë që kishte hapur një numër të madh dyqanesh, por shumica kishin kufizime për numrin e personave që mund të futeshin njëherazi.
Vuhani tani ka gjashtë ditë që nuk shënon raste të reja të infektuarish brenda vendit, por të gjithë kanë qenë të importuara nga jashtë.
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq