Kosova refuzon disa donacione për vaksina kundër COVID-19
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka thënë se qytetarët kanë hezituar të marrin vaksinën Astra-Zeneca për shkak të dyshimeve për datën e skadencës.
Për shkak të refuzimit masiv për të marrë këtë vaksinë, janë asgjësuar 133 mijë doza dhe kjo ka bërë gjithashtu që Kosova të refuzoi disa donacione për vaksina me datë të afërt skadence.
“Disa teori konspiracioni në fakt më shumë se diçka tjetër në raport me vaksinën Astra-Zeneca, e dorën në zemër edhe disa deklarata të papërgjegjshme edhe për vaksinën Astra-Zeneca, por edhe për afatin e skadimit të tyre bëri që qytetarët në masë të madhe të hezitojnë në vaksinim me këtë vaksinë. Nga 14-15 mijë të interesuar gjatë ditës, numri të interesuarve ka rënë në 5-6 mijë të tillë. Dhe një pjesë e madhe edhe atyre që kanë shkuar të vaksinohen nuk kanë dashur të vaksinohen kur e kanë marrë vesh që është vaksina Astra-Zeneca, si shkak i këtyre deklaratave”, ka deklaruar Vitia.
Ai madje tha se shumë qytetarë kanë pyetur nëse këto doza të vaksinës kanë afat. Vitia ka pranuar se kanë refuzuar donacione.
“Po, është e vërtetë janë refuzuar disa donacione. Për të vetmen arsyeje sepse komiteti i vaksinimit i cili gjendet në Ministri të Shëndetësisë, është një trup profesionale dhe rekomandimet e tyre i marrim parasysh. Kanë qenë oferta për vaksinën Astra-Zeneca pas donacionit që kemi marrë nga Norvegjia dhe të cilat po ashtu kanë pasur një afat skandence jo optimal që do të na kishte garantuar për t’i administruar për qytetarët tonë”, ka shtuar ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut