Rrobaqepësi që ‘qëndis’ traditën, 40 vite pune me makinën qepëse

4 Shtator 2021 | 11:36

Prej gati 40 vitesh jetën ia ka kushtuar veshjeve popullore. Musa Ferruni është i njohur jo vetëm në fshatin e tij të lindjes, por edhe jashtë kufijve të vendit për veshjet tradicionale që krijon.

Një dhomë të shtëpisë së tij në Dukat, Musai e ka kthyer në punishte.

Atë e gjejmë duke punuar një jelek për vajza pjesë e kostumit të popullor të zonës së Dukatit me dy makinat qepëse dhjetëravjeçare.

Musai tregon se profesionin e ka të trashëguar nga gjyshja dhe nëna e tij, por sot është i vetmi që vijon të bëjë kostumet popullore për grupet polifonike.

“Që në fëmijëri duke parë nënën që punonte, është pikërisht kjo makina që punonte nëna ime, dhe më tërhiqte teknika. Nëna e pa si mundësi edhe për t’i dhënë ndonjë lloj ndihmese filloi të më fuste në punë për të bërë zbukurimet e tirqeve të burrave. Kjo lindi gradualisht, duke njohur edhe teknikën si mekanik dhe teknikën e punimit të dorës. Më prapa filloi të kishte një lloj trysnie, sepse një pjesë e banorëve tanë këtë e kishin veshje, ishte veshje e përditshme”, tregoi ai.

“Unë isha akoma amator, me kthimin nga ushtria pasi mbarova shkollën e mesme, pina mori prioritet, pasi bëra edhe disa kostume për në Gjirokastër, grupit folklorik të Dukatit dhe prej andej nisën kërkesat të zonës përqark. Ishte kjo arsyeja që mbeta te ky profesion, por isha i paplotësuar, për këtë arsye mora një të drejtë për t’u specializuar në Tiranë si rrobaqepës në vitin 89. Makina që po punoj është blerë në vitet 57-58, me këtë kemi punuar, më mbrapa e adoptuam për qëndisje me gjergjef”, u shpreh ai më tej.

Zonja Antoneta tregon se edhe ajo ndihmon bashkëshortin.

“Musai qëndis, un i qep. Musai ka qëndisur që 20-vjec, i them prandaj të mora se më qëndise pajën”, shprehet e zonja e shtëpisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026