Francë, besimtarët që shkaktuan përhapjen më të madhe në qytetin epiqendër të virusit
Me qindra besimtarë të krishterë udhëtuan nga e gjithë bota dhe u mblodhën më 18 shkurt në Mullhouse, një qytet me 100 mijë banorë, në kufi me Zvicrën dhe Gjermaninë.
Besimtarët ishin me “Kishën e Krishterë me Dyer të Hapura”, dhe ky takim i përvitshëm është festa më e madhe për organizatën e tyre.
Por këtë herë, dikush nga të pranishmit ishte i infektuar me coronavirus, dhe shumë shpejt u krijua grupi më i madh në Francë i të infektuarve në një vend të vetëm.
Franca është vendi i tretë më i prekur në Europë, dhe nga më të prekurit në botë. Deri tani janë regjistruar 2500 të vdekur.
Disa nga besimtarët e kësaj kishe e kanë kaluar virusin deri në Burkina Faso, në Afrikën perëndimore, si dhe në ishullin mesdhetar të Korsikës, në Guijana të Amerikës Latine, në Zvicër, në një central bërthamor të Francës dhe në fabrikën e një prodhuesi të madh makinash.
Edhe në Korenë e Jugut, mbledhjet fetare kanë qenë një nga shkaktaret e përhapjes më të madhe të virusit. Një kishë në vendin aziatik ka krijuar infektimin e 5000 personave.
Kur zyrtarët e shëndetësisë nisën të marrin masa, sëmundja kishte nisur të vepronte me planin e vet, dhe ishte përtej mundësive të tyre për ta ndaluar.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta