Pajisnin pa licencë, udhëtarët me teste të shpejta për COVID-19, 5 të arrestuar në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër pasi pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Laboratori’ janë arrestuar shtetasit: Eva Haruni 34 vjeçe, banuese në Tiranë; Elio Agolli, 24 vjeç, banues në Tiranë; Ervin Çela, 29 vjeç, banues në Tiranë; Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, banuese në Durrës dhe Aida Pisli, 25 vjeçe, banuese në Durrës.
Burime nga policia e qytetit bregdetar thonë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licencuar nga instancat përkatëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.