“Është shkelur ligji”, mësimi plotësues përplas ekspertin e arsimit me drejtoreshën e “Qemal Stafës”
Çështja e mësimit plotësues ngjalli shumë debat në studion e “Mirëmengjes” në Euronews Albania mes ekspertit të arsimit Ndriçim Mehmeti dhe drejtoreshës së gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet, Klotilda Jaupi.
Eksperti u shpreh se në Shqipëri edhe nuk ka një ligj për mësimin plotësues apo edhe një analizë së bëri së fundmi se ku i kanë vështirësitë nxënësit.
Ndërsa, Klotilda Jaupi theksoi se mësuesit në gjimnazin “Qemal Stafa” kanë identifikuar të gjitha problematikat dhe kanë hartuar plane përmirësimi.
Ajo shtoi se nxënësit e kësaj shkolle kanë shprehur më shumë interes për të përsëritur dijet në lëndët si matematika dhe kimia.
“Ka pasur një pjesëmarrje të nxënësve maturantë kryesisht për lëndët e provimeve”, tha ajo.
Por, për analistin, drejtoresha Jaupi bëri vetëm propagandë dhe ende nuk dihet se kush është programi që ka miratuar ministria për mësimin plotësues.
“Kush është programi? Kush e ka miratuar këtë program? Ku i kanë boshllëqet? Keni një studim?”, tha z. Mehmeti.
Por, znj, Jaupi iu përgjigj se ka një plan të miratuar dhe një studim të bërë nga institucionet përkatëse.
Sipas saj, planet për shkollat janë hartuar në bazë interesash dhe nevojash të secilës, shtoi drejtoresha.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.