Mangësitë nga mësimi në pandemi, boshllëqe për të gjithë nxënësit

6 Shtator 2021 | 10:30

Fjona Mazreku shkon këtë vit në klasë të 4, në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Por, përvec vitit të parë të shkollës, pjesa tjetër e shkollimit është bërë më shumë online se fizikisht në klasë.

Për vogëlushen kjo ka shkaktuar jo vetëm vështirësi për të mësuar, por edhe mangësi e boshllëk njohurish. Fjona edhe pse nis klasën e 4, ende ka shume mësime nga klasa e 2 dhe e 3, të cilat nuk i ka kuptuar.

“E kam pasur të vështirë në matematikë”, u shpreh ajo.

Në vështirësi janë vënë dhe prindërit. Nëna e Fjonës, Sonila ka qenë e përkushtuar më shumë se zakonisht në ndihmën që i ka dhënë të bijës gjatë përgatitjes.

“Nuk mundem, ka ushtrime  në matematikë që as unë nuk i kuptoj. Ka shumë boshllëqe”, tregoi ajo.

Por, as për nxënësit e shkëlqyer nuk ka qenë e lehtë të përvetësojnë siç duhet lëndët mësimore. Lenea Vehbiu një tjetër nxënëse në klasën e katërt, pranë shkollës 9 vjeçare “Androkli Kostallari”, na tregon problemet që ka hasur gjatë mësimit në kohë pandemie.

“Patjetër që po. Në ë matematikë  në gjuhë, në këto ushtrimet s’i kam kuptuar. Por, ja kam dalë së më ka ndihmuar mami”, tha ajo.

Për familje në gjendje jo të mirë ekonomike si ajo e Fjonës, sfidë më vete, ka qenë edhe sigurimi i internetit të vazhdueshëm për mësimin online.

Si Fjona dhe Lenea ka me dhjetëra nxënës që po vuajnë paqartësitë e krijuara nga dy vite jo të zakonshme mësimdhënieje.

Dhe, kjo kohë e gjatë ngre pikëpyetje mbi faktin nëse do mundet përsëritja e njohurive, të zëvendësojë mangësitë e krijuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026