Shtatori rikthen gjyqet, dosja Llalla dhe Tahiri nën shqyrtim

6 Shtator 2021 | 12:17

Gjykatat janë rikthyer në punë pas një muaji pushim. Në Gjykatën e Tiranës ka nisur puna me çështjet civile dhe penale.

Më 9 shtator pritet seanca që do të japë vendimin për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë.

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nga aty do të vendoset nëse do të pushojë apo jo çështja e tij. Tahiri akuzohet për korrupsion.

Gazetari i Euronews Albania Merin Maçi raportoi se edhe çështja e votuar në Parlament për shkarkimin e presidentit Meta do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026