Vasili: Pa zbardhur masakrën e 25 prillit, s’do ketë marrëveshje me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese
Deputeti i zgjedhur, Petrit Vasili tha në Euronews Albania se “masakrimi” i zgjedhjeve duhet zbardhur me urgjencë dhe se pa zbardhur këtë çështje, nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.
“Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtuar dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.
Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euronews Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.
“Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat.
Ai foli edhe për dorëheqjen e Luan Ramës, ku u shpreh: “Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”.
Vasili shtoi se nuk mund t’i japë asnjë sugjerim Sali Berishës për qëndrimet e tij, edhe pas vendimit të ShBA-së për shpalljen “non grata”.
“Berisha ka një eksperiencë të madhe dhe e njeh më së miri politiken dhe besoj se do vazhdojë të mbajë qëndrimet e duhura dhe koherente që i shkojnë asaj stature që ai ka”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta