Pedagogu i Ekonomikut: New York është shteti më i rrezikuar në Amerikë prej COVID-19

31 Mars 2020 | 07:16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgatiten të jenë vatra e re e madhe e coronavirusit. Ndërkohë që qeveria ka prezantuar një plan agresiv ekonomik, jeta i është nënshtruar masave drastike.

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, i cili prej një viti ndodhet për studime pas-univeristare në Boston, Masachusets, Selim Blliku tregon për Euronews Albania mënyrën se si po menaxhohet situata nga shteti.

“Mënyra e menaxhimit të situatës varet prej shteteve të caktuara në SHBA. New York-u është më i rrezikuari ku po merren masat më të mëdha. Pastaj vjen New Orleans, Detroit dhe Michigan ku situata është kritike, por masat që po ndërmerren ndryshojnë nga shteti në shtet. Ketu në Masachusets ku jetoj unë rastet janë më të pakëta”, tregon Blliku.

Ai rrëfen gjithashtu se në SHBA administrata e Presidentit Trump po investon shumë para për të kaluar gjendjen e vështirë ekonomike të biznesit, por edhe të qytetarëve.

“Paketa që Presidenti miratoi që është një shifër shumë e madhe rreth 2% e GDP-së të Amerikës që i bie rreth 2-3 trilionë dollarë do të shërbejë për të ndihmuar individët dhe kreditë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Peshën më të madhe do ta ndjejë biznesi i vogël për shkak të aktiviteteve të tyre që do të qëndrojnë disa muaj të mbyllur”, tha për Euronews Albania pedagogu i Ekonomisë, Selim Blliku .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026