Mesazhi i Berishës për Ramën: Vjen në Parlament si anti-shqiptar
Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me një opozitë të fortë.
Ai tha se Rama ka përdorur çdo tentativë për të eliminuar kundërshtarët politikë, përmes shpifjeve të pafundme.
“Aty do të kem përpara Edi Ramën dhe e garantoj se do të ketë një opozitarizëm, që atij do ti duken lule ato që kanë qenë përpara, sepse ai ka treguar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e pafundme shpirtërore për të eliminuar kundërshtarët me shpifje dhe mashtrime. Këtë s’e ka bërë njeri, kurrë”, tha Berisha në “Now” me Erla Mëhlllin në Euronews Albania.
Ai u shpreh më tej se Rama vjen në Parlament si “autori i fatkeqësive të njëpasnjëshme dhe si figurë anti-shqiptare”.
“Edi Rama vjen në parlament si mynxyrë kombëtare, si autor i fatkeqësive njëra-pas-tjetrës kombëtare, që nga koha e Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha, Rama vjen në parlament si njeriu i cili në tetë vite ka grabitur me klanin e tij miliarda e miliarda e ka përfunduar gjithsej rrugë të lëna nga unë në mes, 37 kilometra rrugë, në 8 vite, në një kohë kur në 8 vite me paratë e shqiptarëve dhe borxh 63% u ndërtuan 11,300 kilometra rrugë, Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandar Vuçiçit… është autor ky i asaj çfarë ndodhi në Mal të Zi, pasi merr ky një luftë-nxitës, një Gëbels të Millosheviçit… dhe Edi Rama ka kaq vite që i bën make-up-in atij, që e paraqet atë si njeriun e ujdisë dhe marrëveshjes në një vasalitet të pështirë,” shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta