Berisha flet për daljen nga politika, tregon çfarë do bënte nëse PD do t’i fitonte zgjedhjet

6 Shtator 2021 | 22:27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë se ka menduar largimin nga politika.

Në një intervistë me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Berisha u shpreh se e kishte menduar dorëzimin e mandatit të deputetit në rast se PD do t’i kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Nëse PD-ja do t’i fitonte zgjedhjet… të them të vërtetën, unë do ta dorëzoja mandatin, nuk kisha më…” – tha Berisha.

“Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj, ndaj qeverisë dhe shoqërisë, tani PD-ja në qeveri, e kam thënë dhe e them prapë, unë kamxhik i opozitës në parlament nuk qëndroja, sepse nuk më takon ajo mua, kjo do të ndodhte,” – shtoi Berisha duke kujtuar se gjatë zgjedhjeve nuk bëri fushatë.

Gjithsesi me situatën e re, ku PD është në opozitë për të tretën herë radhazi, Berisha këmbënguli se “sa të ketë fuqi do të vijojë të jetë në politikë”.

Përballë pyetjes së Erla Mëhillit, nëse si rrjedhojë e argumentit nëse “paaftësia e udhëheqjes së PD-së” e ka mbajtur atë në politikë, Berisha kundërshtoi duke theksuar se arsyeja e qëndrimit në politikë ka qenë denoncimi i nëpërkëmbjes së interesit kombëtar, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026