Mësimi në Afganistan, një perde brenda klasës ndan vajzat nga djemtë

7 Shtator 2021 | 11:33

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët studentët në Afganistan janë rikthyer në universitet.

Në disa foto të shpërndara në mediat është vënë re se brenda një klase djemtë dhe vajzat janë ndarë vetëm me një perde.

Ajo që ndodh në universitete dhe shkolla në të gjithë vendin do të monitorohet nga afër nga fuqitë e huaja për të parë se çfarë të drejtash do të kenë gratë tani që lëvizja militante islamike është rikthyer.

Disa vende perëndimore kanë thënë se ndihma dhe njohja e talebanëve do të varet nga mënyra se si ata e udhëheqin vendin, përfshirë trajtimin ndaj vajzave dhe grave.

Kur sundoi për herë të fundit nga 1996-2001, grupi ndaloi vajzat të shkonin në shkolla, universitet apo dhe të shkonin në punë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026