Kapet për herë të pestë kokainë në kontejnerin e kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’
Policia ka kapur për herë të pestë kokainë në kontejnerin e kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ që prej vitit 2019.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se sot janë kapur rreth 7.7 kg kokainë brenda kontejnerit të kësaj kompanie në portin e Durrësit.
Të njëjtat burime pohojnë se sasia e drogës është gjetur në kapakët frigoriferikë të kontejnerit.
Dyshohet se droga ishte nisur nga Ekuadori.
Nisur nga ngarkesat e njëpasnjëshme të gjetura në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”, hetime ka nisur dhe SPAK pasi ka dyshime se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar droge në nivel ndërkombëtar.
“Alba Exotic Fruit” importon prej vitit 2011 fruta nga vendet e Amerikës së Jugut. Kompania është në zotërim të Eduart Dautit, i cili është në kërkim dhe Barjon Gumenit.
Ky i fundit u arrestua më 13 korrik, kur policia zbuloi një nga ngarkesat e drogës.
Droga e sekuestruar në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” që prej vitit 2019:
- 7.25 kg më 29 korrik 2021;
- 6.5 kg më 24 korrik 2021;
- 11.675 kg më 13 korrik 2021;
- 137 kg më 27 gusht 2019;
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West