3 kandidatë me emra dhe pamje të njëjtë në fletëvotimin e zgjedhjeve në Rusi
Votuesit do të ballafaqohen me një sfidë çoroditëse gjatë zgjedhjeve muajin e ardhshëm në Shën Pjetërburg, Rusi.
Tri kandidatë – të gjithë me të njëjtin emër dhe pamje të ngjashme – do të shfaqen në fletëvotim për të garuar për zgjedhjet parlamentare.
Boris Vishnevsky, një politikan i mirënjohur në qytetin e dytë më të madh në Rusi, do të garojë kundër dy kundërshtarëve të tjerë. Të dy ata quhen “Boris Vishnevsky” dhe të dy vuajnë nga rënia e flokëve dhe mbajnë një mjekër të shkurtër.
“I kam parë të dy Vishnevsky-t e rremë pak kohë më parë dhe ata e kanë ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e tyre për t’u dukur më shumë si unë,” tha Vishnevsky i vërtetë.
“Njëri prej tyre dukej tërësisht ndryshe vetëm pak kohë më parë. Emri i tij ishte Viktor Bykov… dhe në faqen e tij zyrtare ai duket tërësisht ndryshe, pa mjekër dhe pa mustaqe.”
Kjo është një taktikë mjaft e njohur në Rusi, kur emrat e ngjashëm të kandidatëve përdoren për të ulur mbështetjen për një politikan opozitar popullor.
Politikanët e opozitës ruse janë mësuar të gjejnë kandidatë me mbiemra identik me ta, gjatë garave elektorale në mënyrë që të konfuzojnë votuesit ditën e zgjedhjeve, por tani duket se imituesit po ndryshojnë edhe paraqitjen e tyre vetëm për të arritur qëllimet e veta.
“Atyre nuk u intereson për ndërgjegjen, reputacionin, nderin, as atyre as shefave të tyre,” shtoi Vishnevsky.
LEXO GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq