Analistët shpjegojnë heshtjen e PD për ish-liderin Sali Berisha

8 Shtator 2021 | 19:57

Në 10 shtator Partia Demokratike rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë. Nga 19 shkurti 2019 deri në 10 shtator 2021, Partia Demokratike kas qen vazhdimisht nën presionin e ndërkombëtareve.

Atëherë nuk u mbështet kur la mandatet kurse dot, Partia Demokratike është nën presion për shkak të qëndrimit që duhet të mbaj me ish-liderin e saj, Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, që kërkon gjithashtu që ai mos të futet në Kuvend.

Vetë Berisha nuk ka pranuar që të distancohet nga grupi parlamentar demokrat, por as Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë vendim deri më tani.

Për analistin Aristir Lumezi, distancimi i PD nga Berisha është i vështirë për shkak të peshës që ka pasur, por tani është koha që kjo parti të dalë nga hija e tij.

“Mesa duket është shumë e vështirë që të shkëputet Partia Demokratike nga Z.Berisha. Hija e tij është kudo. Por është një detyrim i Partisë Demokratike, për të mbyllur një faqe dhe për të hapur një faqe tjetër dhe të kërkojë një distancim nga Berisha. Jo duke mohuar gjithçka ai ka bërë, por duke e lënë atë që të merret me këtë çështje në mënyrë private.”

Ermal Hasimja thotë se largimi i Berishës mund të ketë pasoja dhe shpjegon arsyen e hezitimit të Bashës për të marrë një vendim.

 “Qëndrimi i tij në PD i dëmton marrëdhëniet e kësaj partie me aleatët amerikanë. Në të gjitha variantet PD do të marrë një goditje. Dilemat e z.Basha janë ato që kanë të bëjnë se cila nga goditjet kërkon më pak sakrifica.”

Partia Demokratike mori 59 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por mbetet për t’u parë se sa deputetë do të ketë në grupin parlamentar, pasi në lista ka pasur edhe aleatët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026