Mikrobiologia shqiptare në Oxford: Dy medikamentet që po përdoren në Britaninë e Madhe për të trajtuar COVID-19

31 Mars 2020 | 18:52

Detina Zalli, mikrobiologe dhe njëkohësisht pedagoge senior në Universitetin e Oksfordit, në një lidhje ‘live’ me Ilva Now tha se dy mendikamentet që po përdoren aktualisht në Britaninë e Madhe për të trajtuar të sëmurët me COVID-19 janë hidrololina, medikamenti që përdoret për trajtimin e malarjes dhe azitromicina, një antibiotik që kuron bakteriet.

Ajo nënvijëzoi faktin se këto nuk janë medikamente të aprovuara, por në situatën kur njohuritë rreth këtij virusi nuk janë të duhurat, është e vetmja mënyrë për të dalë nga situata. Sipas mikrobiologes, izolimi në Britaninë e Madhe pritet të zgjasë të paktën 3 muaj, pasi izolimi është e vetmja armë që kemi kundër virusit.

Studiuesja u shpreh e keqardhur që publikut i jepet informacion i përzierë sa i përket përdorimit ose jo të maskave, ndërsa theksoi se përdorimi i tyre është i domosdoshëm.

”Maskat janë të domosdoshme, studimet kanë treguar se ata që mbajnë janë në një rrezik 5 herë më të reduktuar. Por kjo s’do të thotë se nuk do të kapesh nga virusi”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021