“A mund të sëmuren kafshët nga COVID-19?” dhe përgjigje të tjera për periudhën e pandemisë

31 Mars 2020 | 20:21

Në mesin e një pandemie, janë më të afërmit tanë ata për të cilët shqetësohemi më shumë, miqtë, familjarët dhe kafshët tona shtëpiake.

Një nga pyetjet që i mundon më shumë pronarët e katërputroshëve është nëse ata mund të infektohen me coronavirus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë jo.

Nuk ka prova që sugjerojnë, se forma e COVID-19 që shfaqet tek njeriu mund të transmetohet edhe tek kafshët dhe nga ana tjetër nuk ka prova që një kafshë mund t’ia transmetojë virusin tek njeriu. Kështu që edhe nëse jeni të sëmurë, nuk duhet të shqetësoheni se mos infektoni dhe kafshët tuaja.

Por veterineri Sean Wensley thotë se e rëndësishme është të ndiqen rregullat e higjienës.

“Nuk ka prova që sëmundja mund të transferohet nga kafshët tona shtëpiake, por kollarja e tyre mund të jetë e infektuar, e cila mund të kalojë tek njeriu përmes prekjes”, tha ai për Euronews.

Ashtu si ne, kafshëve nuk iu pëlqejnë shumë ndryshimet e mëdha nga rutina. Në çfarëdo situatë karantine të jeni, me shumë gjasa shtëpia jua është shumë e ndryshme nga përpara pandemisë. Kjo mund të jetë receta për të shkaktuar stres tek kafshët tona, sipas Wensley.  

“Për disa kafshë, të pasurit shumë njerëz në shtëpi, duke përfshirë edhe fëmijë, mund të jetë një shkaktar i madh i stresit tek kafshët, veçanërisht për macet.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026