Vrasja e kandidatit të PDK-së, zëdhënësi i Prokurorisë: Në vendngjarje janë sekuestruar armë zjarri

9 Shtator 2021 | 07:49

Dy persona që u vranë mbrëmjen e djeshme në Pejë, mes tyre dhe kandidati i PDK-së, Astrit Ademaj, nuk kanë të shkuar kriminale. Kështu ka deklaruar për Euronews Albania zëdhënësi i Prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar armë zjarri dhe mëngjesin e sotëm pritet një komunikatë zyrtare nga Prokuroria e Pejës për detaje për ngjarjen dhe për pistat e hetimit.

Mbrëmjen e së mërkurës, në Vitomiricë të Pejës u vranë me armë zjarri  Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës dhe Blerand Kadriaj, ish-kandidat i kësaj partie për Deçanin.  Ndërkohë mbeti i plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026