Kosova heq taksën për mallrat serbe e boshnjake, nga sot hyn në fuqi masa e reciprocitetit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që nga sot që të heqë tarifën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kundrejt aplikimit të masës së reciprocitetit me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para marrjes së vendimit, ka pohuar se “po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën, dhe besoj ta keni vërejtur që ne me këtë rast i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë, që do të thotë se me Bosnjë dhe Hercegovinën e heqim tarifën 100 për qind pa asnjë shtesë tjetër”.
Para vendosjes së taksës, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në shtetin e Kosovës. Para 21 nëntorit të vitit 2018 kur u vendos taksa 100 për qind, shteti serb gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë 1.2 milion euro, ndërsa në vit kjo shumë arrinte në 450 milionë euro.
Taksa ndaj mallrave serbe ka ndikuar keq në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, madje tentativat për një dialog mes tyre u kthyen pothuajse në pikën zero. Aplikimi i taksës nga Kosova është kundërshtuar fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga Bashkimi Europian. Të dyja palët kanë kërkuar që dy shtetet e Ballkanit Perëndimor të lënë mënjanë ndasitë, dhe të gjejnë një konsensus për normalizimin e marrëdhënieve.
Komunikata e qeverisë në detyrë, pas vendimit për heqjen e taksës:
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës duke vazhduar angazhimin e përmbushjes së obligimeve të saj ligjore dhe kushtetuese, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese në të cilën ka miratuar Vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi,
Vendimin e miratuar sot janë të obliguara ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse”, thuhet në vendim.
“Zbatimi i këtij vendimi do të rishikohet së paku një herë në muaj. Po nga ky vendim shfuqizohen vendimet e Qeverisë nr. 01/76 i 21 nëntorit 2018 dhe nr. 06/82 i 28 dhjetorit 2018. Vendimi do mbetet në fuqi deri më 15 qershor 2020, kur do të bëhet vlerësimi i zbatimi të tij.
Qeveria vlerëson se masat e reciprocitetit janë instrument i marrëdhënieve mes shteteve sovrane i njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare përmes marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, si:
– Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) e vitit 2007
-Traktati i Komunitetit të Transportit, i nënshkruar nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Republika e Kosovës, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor;
Politika Tregtare e Kosovës, miratuar nga Qeveria më 2009, synon që përfitimet nga liberalizimi i tregtisë të jenë më të larta dhe më të qëndrueshme. Mirëpo Serbia ka vendosur një sërë barrierash tregtare jotarifore ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë barrierat në transit, barrierat teknike dhe barrierat politike. Kështu, që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, Serbia ka dëmtuar eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës dhe kanë shkaktuar një deficit të lartë tregtar për Republikën e Kosovës.
Këto janë arsye të mjaftueshm e që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ta miratojë këtë vendim”


Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)