I akuzuari për sulmet e Parisit pranon se është luftëtar i ISIS
I dyshuari kryesor në sulmet xhihadiste të vitit 2015 në Paris, ku humbë jetën rreth 130 persona, deklaroi se është luftëtar të ISIS kur u paraqit të mërkurën në gjykatë.
Salah Abdeslam sfidoi gjyqtarin kryesor, ndaj të cilit ngriti dhe zërin kur bëri prezantimin.
31-vjeçari besohet të jetë i vetmi i mbijetuar i grupit të zjarrit që sulmoi 6 restorante dhe bare në Paris, sallën e koncerteve Bataclan dhe stadiumin kryesor të Francës 13 nëntorin e 6 viteve më parë.
Ai u shfaq në sallën e gjyqit i veshur me të zeza dhe me një maskë me të njëjtën ngjyrë. Kur u pyet mbi profesionin e tij, shtetasi franko-maroken hoqi maskën dhe tha: “Hoqa dorë nga puna që kisha për t’u bërë ushtar i Shtetit Islamik”. Ndërsa të pandehurit e tjerë, që akuzohen për ndihmë të agresorëve në kryerjen e sulmeve, thjesht iu përgjigjën pyetjeve rutinë dhe qëndruan të qetë.
Më vonë gjatë procesit ai i bërtiti panelit të gjyqtarëve, duke thënë se ai dhe të pandehurit e tjerë ishin trajtuar si qen gjatë qëndrimit në qeli. Nga salla, ku ndodheshin familjarët e viktimave, nuk munguan reagimet.
“Maskara, vrave 130 persona,” – tha një prej të pranishmëve.
Përgjegjësia për sulmet u mor nga Shteti Islamik, që u kishte bërë thirrje militantëve të tij që të sulmonin Francën për përfshirjen e saj në luftën kundër grupit terrorist në Irak dhe Siri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis gjyqi më i madh në historinë e Francës, terroristët para drejtësisë për sulmet e vitit 2015
- Sulmet terroriste në Francë e Austri, policia dhe anti-Terrori ‘blindojnë’ njësitë diplomatike
- Planifikonin sulme terroriste sipas ideologjisë së ISIS, arrestohen 8 persona në RMV
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur