Trump: Të përgatitemi për javë të vështira, presim 100 deri 200 mijë vdekje amerikanësh nga COVID-19
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje amerikanëve që të përgatiten për dy javë të këqija, teksa Shtëpia e bardhë pret që në SHBA të ketë 100 mijë deri në 240 mijë vdekje.
Trump tha se këto shifra mund të jenë pozitive, pasi po të mos merreshin masat si distancimin social e kufizimet, vdekjet mund të shkonin edhe në 2.2 milionë.
“Kur dëgjon shifra të tilla, 2 trilionë dollarët që caktuam nuk duken dhe aq shumë, apo jo?”, tha Trump në një konferencë për shtyp. “Sepse unë e dëgjova sot këtë shifër për herë të parë.”
Presidenti tha se nëse numri i vdekjeve shkon 100 mijë, do të thotë që kanë bërë punë të mirë.
“Nëse e ulim këtë shifër në 100 mijë, ndoshta edhe më pak… Mund të kemi nga 100 deri në 200 mijë të vdekur, dhe nëse shkon aq kemi bërë të gjithë një punë të mirë.”
Trump tha se ishte çështje “jete a vdekjeje”, dhe parashikoi se piku do të ishte për Pashkë, e më pas vendi do ta shihte shumë shpejt dritën në fund të tunelit.
“Dua që çdo amerikan të përgatitet për ditët që ashpra që na presin. Do të jenë dy javë tepër të vështira. Siç po parashikojnë ekspertët, pasi e studiuan me shumë kujdes, do të shohim një dritë në fund të tunelit, por këto dy javë kanë për të qenë shumë të dhimbshme. Kur sheh vdekjet që janë shkaktuar nga ky armik i padukshëm, është e pabesueshme. Po shihja mbrëmë se si guvernatori i Nju Xhersit tha që dje vdiqën 29 njerëz. Por shifrat mund të jenë më të mëdha. Dhe janë me qindra vende të tjera të ngjashme. Do të jenë dy javë shumë të vështira”, tha Trump.
Pandemia ka vrarë deri tani 3500 amerikanë dhe ka infektuar 170 mijë të tjerë.
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq