Profesionet e deputetëve, dominojnë ekonomistët dhe juristët

9 Shtator 2021 | 19:53

Këtë të premte nis punimet legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë. 140 deputetët që do të formojnë Parlamentin e ri janë të ndarë sipas përkatësive politike në këtë mënyrë, 74 PS, 59 PD, 4 LSI dhe 3 PSD.

Nga një vëzhgim bërë CV-ve të 140 deputetëve, vihet re se dominojnë dy lloje profesionesh; ekonomistë dhe juristë.

Janë 36 deputetë ekonomistë dhe 31 deputetë juristë, duke iu përshtatur kështu fushave kryesore ku pritet të zhvillohet beteja parlamentare, ligjet dhe ekonomia.

Në kohë pandemie, të dyja partitë e mëdha nuk kanë preferuar që të çojnë në Parlament një numër të lartë profesionistësh nga fusha e shëndetësisë, të dyja kanë nga 5 deputetë mjekë.

Një numër i lartë deputetësh që kanë përfunduar për mësuesi vihet re në radhët e Partisë Socialiste që ka 8 deputetë me profesion mësues.

Po ashtu edhe inxhinierët në Parlament janë në numër të konsiderueshëm, me PS që ka 8 deputetë inxhinierë dhe PD që ka 6 të tillë.

Përtej këtyre profesioneve që janë më të shpeshta, në parlamentin e ri nuk do të mungojnë as artistët, ushtarakët, veterinerët, gazetarët, apo edhe policët.

Në Parlament do të ketë edhe studentë, siç është rasti i deputetes së PD, Andia Ulliri, e cila ka përfunduar studimet në nivelin bachelor dhe pret që të vijojë masterin.

Edhe në radhët e LSI dhe PSD deputetët juristë e ekonomistë janë më të shumtë.

  • Ekonomi-PS 23; PD 12
  • Juridik-PS 14; PD 14
  • Mjekësi-PS 5; PD 5
  • Mësuesi-PS 8; PD  3
  • Inxhinieri- PS 8; PD 6
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026