Basha shoqërohet me thirrje pro Berishës: Armiku i vetëm, Edi Rama

10 Shtator 2021 | 09:58

Kreu i PD, Lulzim Basha u shoqërua me brohoritje pro liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha në rrugën e tij nga selia e PD drejt Kuvendit të Shqipërisë.

Kryedemokrati zgjodhi ta përshkonte në këmbë rrugën nga selia e PD ku më herët mblodhi grupin parlamentar demokrat drejt Parlamentit ku pritet të nisë seanca e parë e legjislaturës së 10. Disa qytetarë të mbledhur jashtë selisë së PD brohorisnin ‘Turp’ dhe ‘Rroftë Sali Berisha’.

Basha shoqërohej nga nga deputeti i Shkodrës Zef Hila dhe deputetja më e re e PD, Andia Ulliri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Në një prononcim për mediat pasi doli nga seanca plenare dhe iu drejtuar sërish në këmbë selisë së PD, kryedemokrati nuk preferoi të jepte asnjë koment lidhur me përjashtimin e Sali Berishës, ndërsa u shpreh se i vetmi armik i përbashkët i shqiptarëve është Edi Rama.

“Demokracia shqiptare e ardhmja e familjeve shqiptare ka vetëm një armik, Edi Rama dhe regjimi i tij i dalë nga zgjedhje të paligjshme, që PD nuk i njeh”, tha z. Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e djeshme përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026