Xhaferaj: Përjashtimi i Berishës vendimi më i vështirë, por hoqi kostot për PD dhe Shqipërinë

11 Shtator 2021 | 13:33

Krerët e degëve të PD në rrethe u treguan të rezervuar pas mbledhjes së zhvilluar paraditen e sotme me kryedemokratin Basha, në fokus të të cilës ishte përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar.

Të vetmit që folën për mediat ishin kryetari i PD për Durrësin Ferdinant Xhaferaj dhe kryetari i PD Gjirokastër Dashnor Aliko.

Xhaferaj e cilësoi vendimin për përjashtimin e Berishës si më të vështirin të marrë ndonjëherë, por shtoi se nëse nuk merrej ky vendim PD do të përballej me kosto afatgjata për rrjedhojë edhe Shqipëria që sipas tij keqqeveriset nga regjimi i Edi Rama.

Sipas tij, fakti që vendimi u mor nga z. Basha në limitet kohore një ditë para konstituimit të kuvendit të ri, tregon se ky i fundit ka shfrytëzuar çdo mundësi për zgjidhjen e ngërçit para se të shkonte në këtë vendim.

“Vendimi për Berishën ishte i vështirë, por ishte një vendim që duhej marrë. Gjatë këtyre ditëve do jemi në kontakt me bazën”, u shpreh ai.

Për kreun e PD Gjirokastër, Dashnor Aliko ky vendim është i përkohshëm.

“Vendimi është i përkohshëm, Sali Berisha do jetë në Kuvend”, tha ai.

Një ditë më parë në nisje të legjislaturës së re parlamentare, Sali Berisha hodhi akuza të rënda lidhur me përjashtimin e tij, duke akuzuar se ai vendim nuk ishte gjë tjetër veçse një pakt mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026