Italia, 2,937 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, bie numri i viktimave
Gjatë përditësimit mbi gjendjen e vendit nga COVID-19, departamenti i mbrojtjes civile ka bërë të ditur se numri i viktimave gjatë ditës së sotme ka qenë 727, duke shënuar një ulje në krahasim me ditën e djeshme ku u regjistruan 837.
Në të gjithë vendin janë 80,572 të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit është 2,937.
16,847 pacientë janë shëruar, prej të cilëve 1,118 vetëm gjatë ditës së sotme.
Pak më herët, në një intervistë për emisionin Good Morning Europe në Euronews, zëvendësministri i shëndetësisë në Itali u shpreh se numri i rasteve të reja po vjen duke u “stabilizuar” dhe pritet që të bjerë gjatë javës së ardhshme.
Por vendit do i duhen edhe të paktën dy javë përpara se të zbusë masat e izolimit dhe të ndryshojnë rrjedhën e epidemisë, tha Pierpaolo Sileri, i cili muajin e shkuar gjithashtu rezultoi pozitiv me coronavirus.
“Karantina për ne filloi tre javë më parë. Tashmë jemi në një gjendje më të stabilizuar. Kështu që besoj se në ditët e ardhshme do të ketë një rënie të kurbës dhe duke nisur nga java tjetër do të shohim një reduktim të rasteve”, deklaroi ministri gjatë intervistës për Euronews.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut