869 të infektuar, 4 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

11 Shtator 2021 | 17:20

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orë 869 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

4 qytetarë nuk mundën të fitojnë betejën me sëmundjen duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 2.539.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë 12.585 pacientë me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa të shtruar janë 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar.

“Janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141.038 që nga fillimi i epidemisë,” – thuhej në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim, si mënyrën më të mirë për të luftuar COVID-19, ndërsa rikujton se duhet ruajtur higjena dhe distanca sociale.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 5146

Shkodër – 1555

Durrës – 1064

Fier – 1060

Vlorë – 920

Lezhë – 716

Elbasan – 607

Berat – 448

Korçë – 288

Gjirokastër – 291

Kukës – 271

Dibër – 219

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026