Pandemia COVID-19: Si është përgjigjur BE-ja ndaj krizës ekonomike?
Rënia ekonomike për shkak të pandemisë së coronavirusit ka qenë e paprecedentë.
Për herë të parë në histori, BE-ja ka pezulluar rregullat fiskale mbi deficitet publike dhe Banka Qendrore Europiane ka miratuar një paketë stimuluese prej 750 miliardë euro.
Që nga fillimi i përhapjes së virusit në Europë, e veçanërisht në vendet më të prekura si Italia dhe Spanja, shumë kompani kanë mbyllur të gjitha aktivitetet e tyre.
Humbja e turizmit
Në Barcelonë, një nga qytetet më të vizituara në Europë, pasojat e kësaj krize duken qartazi.
Ndërkohë, shtetet janë gjithmonë e më të shqetësuara për pasojat ekonomike dhe për masat që do merren në rang kombëtar dhe europian për të mbrojtur bizneset dhe vendet e punës.
Turizmi përbën pothuajse 13 për qind të PBB-së dhe është një nga sektorët që kontribuon më së shumti në ekonominë e një vendi.
Ky sektor ka qenë ndër më të dëmtuarit nga kjo krizë.
Eric Basset, pronari i një restoranti, ka nxjerrë teknikisht të papunë 20 punonjës:
“Ne nuk e dimë sesi do të kthehen klientët, ne nuk dimë nëse do të vazhdojmë të kemi turizëm ndërkombëtar në Barcelonë. Ajo çfarë duam është mbështetje konkrete dhe reale për punonjësit tanë dhe që të kemi mundësinë që të rihapim biznesin në kushte të mira, me një fond i cili do të mund të na lejojë të rinisim aktivitetin.”
Falë krijimit të fondit europian dhe lehtësimit të rregullave buxhetore në Europë, qeveria spanjolle do të alokojë 200 miliardë euro, rreth 20 për qind e PBB-së së tyre, për të mbështetur ekonominë e vendit.
96 për qind e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Spanjës janë prekur në mënyrë të konsiderueshme nga kriza dhe parashikohet se mund të ketë rreth 1.5 milionë vende pune të humbura. Edhe Banka Qendrore Europiane shpalli se do të krijojë likuiditet falë planit të emergjencës prej 750 miliardë eurosh, megjithatë pasiguria mbizotëron.
<
“Është e vërtetë që është diskutuar për masa të ndryshme, por nuk është ndërmarrë asnjë prej tyre, dhe kemi frikë se kur të ketë konsensus në fund, do të jetë shumë vonë për të shmangur një krizë që është padyshim, nga pikëpamja ekonomike, shumë e fuqishme,” thotë Celia Ferrero, zëvendëspresidentja e Federatës Kombëtare të Punonjësve të Pavarur (ATA).
“Për shkak se ka shumë sipërmarrje të vogla dhe të mesme si dhe shumë punonjës të pavarur, padyshim që disa do të mbeten pas”.
Euronews ka pyetur Komisionerin e BE për Ekonominë Paolo Gentiloni sesi do të mbështesë BE-ja punonjësit dhe bizneset gjatë përballë kësaj krize të paprecedentë.
Efi Koutsokosta, Euronews:
Të gjitha këto përpjekje nga vendet anëtare për të mbështetur ekonomitë e tyre në një krizë të kësaj përmase mund të çojnë drejt barrës së një borxhi shumë të madh. Si do të punohet për këtë?
Paolo Gentiloni, Komisioneri i BE për Ekonominë:
Përgjigja ime do të ishte “kini besim të Banka Qendrore Europiane” për ta bërë më të thjeshtë, sepse në fakt, mendoj se ECB dhe në gjithë botën, të gjitha bankat qendrore kanë reaguar në një mënyrë shumë të fortë dhe blerja e pandemisë, një program i jashtëzakonshëm i ECB ishte shumë e rëndësishme për të stabilizuar tregjet dhe për të shmangur fragmentizimin, veçanërisht në zonën e euros. Kështu që mendoj se kjo ndërhyrje është krejtësisht e aftë për ta mbajtur situatën nën kontroll.
Efi Koutsokosta, Euronews:
A është koha e duhur për bonot corona?
Paolo Gentiloni, Komisioneri i BE për Ekonominë:
Lëshimi i bonove në financë është bërë për të përballuar emergjencën. Tashmë na duhet të ndajmë angazhimet për këto objektiva sepse nuk është diçka që mund të përballohet nga një shtet i vetëm, i dobët apo i fortë ekonomikisht qoftë ai.
Efi Koutsokosta, Euronews:
Por a është koha e duhur për to? Dhe a është një “jo” nga Gjermania apo Holanda një “jo” ndaj solidaritetit për vendet më të dobëta?
Paolo Gentiloni, Komisioneri i BE për Ekonominë:
Një “jo” ndaj solidaritetit në këto momente do të vinte në rrezik projektet tona dhe ne do të diskutojmë të gjitha opsionet që janë në tavolinë, mundësia e përdorimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme ose mundësia për të lëshuar bono, por është edhe buxheti i Bashkimit Europian, apo mundësia për të përforcuar rolin e Bankës Europiane të Investimeve. Mendoj se në tavolinë, ministrat e Financës do të kenë mjetet e duhura për të krijuar konsensus për masat e nevojshme për të ardhmen e afërt.
Efi Koutsokosta, Euronews:
Kanë filluar që tani diskutimet sesi do të duket bota pas krizës së coronavirusit. A mendoni se duhen rishikuar marrëveshjet e BE?
Paolo Gentiloni, Komisioneri i BE për Ekonominë:
Kjo nuk është një temë debati për sot. Sigurisht që do të kemi një ndërhyrje më të fortë publike në rang kombëtar, roli i shtetit do të përforcohet më shumë se më parë dhe ne duhet të luftojmë që të kemi sisteme shëndetësore më të forta, një angazhim më të madh drejt shtetit të mirëqenies, por duhet të dimë gjithashtu se rritja e autoritetit të shtetit mund të nxisë modele autoritare, qoftë në vendet brenda apo jashtë BE-së dhe ky mund të jetë një rrezik i vërtetë për botën pas pandemisë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut