Gazetari Taulant Koplikaj publikon dokumentarin për luftën në Siri
Gazetari Taulant Koplikaj ka shfaqur për publikun e gjerë dokumentarin e tij me titull “DAESH, Mbretëria e së keqes”, ku tregon krijimin dhe rënien e shtetit islamik në Siri.
Në boshtin e dokumentarit të tij qëndrojnë shqiptarët, ku një numër jo i vogël u bënë pjesë me vullnet ose jo të luftës në vendin e Lindjes së Mesme.
Tualant Koplikaj rrëfen me detaje histori të rekrutimit të shqiptarëve duke bërë që viktima të bien gra dhe fëmijë.
Përmes dëshmive dhe intervistave të siguruara nga kampet e Sirisë, gazetari sjell një realitet gati të paimagjinueshëm.
Në dokumentarin 60 minuta, Koplikaj sjell dhe rrëfimin e një shqiptari nga Kosova që mbahet në burgjet e Sirisë pasi akuzohet si luftëtar i ISIS.
Koplikaj është një nga gazetarët shqiptarë që e ka ndjekur nga afër luftën në Siri, ku disa herë është rikthyer në kampet siriane të Roj dhe Al Hol.
Informacionet e siguruara prej tij kanë luajtur një rol të madh dhe në sensibilizimin e autoriteteve shqiptare për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur