3 mijë policë ‘blindojnë’ Beogradin, Merkel nis sot në Serbi vizitën e fundit si kancelare
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila është në fund të mandatit të saj nis sot turin ballkanik. Ndalesa e parë është Beogradi ku do të pritet nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Sikundër bëri me dije zyra e shtypit së kancelarisë, temë e bisedës do të jetë bashkëpunimi politik, ekonomik, si dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.
Më shumë se 3 mijë policë, njësitë speciale të antiterrorit do të monitorojnë kryeqytetin serb gjatë vizitës së kancelares, e cila në orën 16:00 pritet të mbërrijë në aeroportin ‘Nikola Tesla’. Pritja zyrtare është planifikuar para Pallatit të Serbisë, e ndjekur nga takimi kokë më kokë me Vuçiç.
Presidenti serb e ka cilësuar vizitën e Merkel një nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për vendin dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë si kancelare.
Ndër të tjera Vuçiç nënvizoi se krijimi i Procesit të Berlinit nga Merkel më 2014, për të promovuar bashkëpunimin më të mirë rajonal dhe integrimin evropian, ka krijuar mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor. Nesër, Merkel niset drejt Shqipërisë, ku do të takohet me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës