A do arrihet marrëveshje tregtare SHBA-BE? Ç’pritet nga takimi Trump-Von der Leyen

26 Korrik 2025 | 13:44

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim këtë të dielë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Skoci, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky takim zhvillohet në një moment delikat për marrëdhëniet ekonomike transatlantike, vetëm pak ditë përpara hyrjes në fuqi të tarifave të reja amerikane prej 30% mbi importet nga Bashkimi Evropian, të planifikuara të zbatohen nga data 1 gusht.

Komisioni Evropian ka informuar shtetet anëtare mbi ecurinë e negociatave dhe ka hapur diskutimet për masa të mundshme kundërpërgjigjeje në rast të përshkallëzimit të tensioneve tregtare.

Presidenti Trump, gjatë vizitës së tij në Skoci, konfirmoi takimin me Von der Leyen dhe la të hapur rezultatin e bisedimeve. “Do të shohim nëse mund të arrijmë një marrëveshje,” tha Trump për gazetarët, duke vlerësuar shanset si “50 me 50”.

Në rast të zbatimit të tarifave nga SHBA, Bashkimi Evropian pritet të reagojë me masa mbrojtëse të ashpra, ndërsa të dyja palët përfaqësojnë partneritetin më të madh tregtar në botë, duke mbuluar rreth 30% të tregtisë globale dhe 43% të PBB-së botërore, sipas të dhënave të BE-së.

Ndërkohë, në një kontrast të dukshëm me tensionet me Brukselin, Mbretëria e Bashkuar ka arritur tashmë një marrëveshje të re tregtare me administratën Trump. Sipas marrëveshjes, mallrat britanike që eksportohen drejt SHBA-së do të përballen me një tarifë të reduktuar prej 10%.

Vizita katërditore e Presidentit Trump në Skoci, që përfshin edhe aktivitete private si golfi, do të shoqërohet me një takim joformal me Kryeministrin britanik Keir Starmer.

Takimi i paralajmëruar mes Von der Leyen dhe Trump shihet si përpjekja e fundit për të shmangur një përplasje të madhe ekonomike mes dy blloqeve më të fuqishme tregtare në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026