A do bashkëpunojë me Dua Lipën e Bebe Rexhën, përgjigjet Rita Ora

6 Shtator 2022 | 12:03

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të mbajë një koncert falas në Tiranë, në orën 20:00 të së martës.

Mes të tjerash ajo u pyet nga mediat nëse do të bashkëpunonte me artistet e tjera shqiptare të njohura në botë si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max.

Ajo tha se ndihet shumë e lumtur që të tjera artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia.

“Kur nisa në këtë industri 2011-2012 e ndieja si një lloj detyrimi apo barre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë. tani ndihem shumë e çliruar që kam artiste të tjera në fushën time që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë. Për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka ndodhur deri tani por kam shpresë se do të ndodhë shumë shpejt”, tha këngëtarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit. Tensione me policinë

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar. Kuvendi pritet të nisë në orën 10:00. Rendi i...
09:11 | 23/07/2026

Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët

Situata para Parlamentit është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku protestuesit e mbledhur kanë arritur të çajnë rrethimin e parë...
09:10 | 23/07/2026

Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike përmes një postimi në mediat sociale ka njoftuar këtë të enjte se Shqipëria është anëtarësuar në International Coalition on Cyber...
08:58 | 23/07/2026