A do dorëzohet Kurti për Asociacionin? Si përgjigjet ish-ministri i Jashtëm
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ka mbajtur qëndrime të përgjegjshme, në lidhje me takimin që pati dje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, pyetur nëse Kurti do të dorëzohet për Asociacionin, Bushati u shpreh se e rëndësishme është që Kosova të nxjerrë mësime nga e shkuara.
“Mendoj që qeveria e Kosovës, zoti Kurti ka mbajtur qëndrime të përgjegjshme, edhe dje, edhe sot me opinionin publik. Ka dëshmuar vullnetin e shtetit që përfaqësoin për të ecur përpara në këtë proces. Nga ana tjetër, i ka bërë me dije opinionit publik edhe vështirësitë që ekzistojnë.
E rëndësishme është që Kosova të nxjerrë mësime nga e shkuara, si çdo vend që duhet të nxjerrë mësimet nga e shkuara, për të parë modelet më të mira që mund të ekzistojnë në këtë drejtim.”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë